TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Maj 2024, 13:25

I shpallur në kërkim për drogë, arrestohet 53-vjeçari në Bubq

Shkruar nga Pamfleti

I shpallur në kërkim për drogë, arrestohet 53-vjeçari

Një 53-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike është arrestuar këtë të martë nga Policia.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.H., banues në Bubq, të cilit sipas policisë Gjykata e Apelit i ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest në burg”.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin A. H., 53 vjeç, banues në Bubq, pasi Gjykata e Apelit i ka caktuar masës e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike",- thuhet në njoftimin e Policisë.

Lini një Përgjigje