TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Korrik 2024, 22:24

Sherr me thika mes të rinjve në Pogradec, plagoset një 15 vjeçar!

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me thika mes të rinjve në Pogradec, plagoset një 15

Një sherr me thika mes dy të rinjsh është raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit.

Sipas informacioneve një 15-vjeçar është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit. I mituri është dëmtuar me një thikë nga një 13-vjeçar.

Ndërkohë që policia mësohet se ka mbërritur në vendngjarje, ku ka identifikuar 13-vjeçarin i cili pritet të të shoqërohet në Komisariat.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:50, në urgjencën e spitalit Pogradec, është paraqitur për ndihmë mjekësore një 15 vjeçar, banues në Pogradec, i cili gjatë një konflikti të çastit, është dëmtuar lehtë me mjet prerës(thikë), nga një 13 vjeçar.

15 vjeçari pasi mori ndihmë mjekësore në spital u largua në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar 13 vjeçarin i cili do shoqërohet në Komisariat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje