TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Qershor 2024, 13:38

Sherr i përgjakshëm mes bandave në burgun grek, vritet shqiptari; raportohet për disa të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Sherr i përgjakshëm mes bandave në burgun grek, vritet shqiptari;
Alfred Ndoci

Një përleshje e ashpër me fund tragjik ka ndodhur pak pas pasdite në burgun Korydallos në Greqi.

Përleshja ka ndodhur mes banditëve shqiptarë, të cilët kanë përdorur thika.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i vdekur një shqiptar dhe janë plagosur disa të tjerë raporton Newsbomb.gr.

Sherr i përgjakshëm mes bandave në burgun grek, vritet shqiptari;
Viktima Alfred Ndoci

I burgosuri që raportohet se ka rënë i vdekur është dënuar për dy akuza të vrasjes, ndërsa i plagosuri nuk rezulton të jetë në rrezik për jetën.

Përleshja ndodhi mes dy të dënuarve, ku i  plagosuri quhet Altin Vokrri nga Gjakova, ndërsa Alfred Ndoci është viktima.

Sherr i përgjakshëm mes bandave në burgun grek, vritet shqiptari;
I plagosuri Altin Vokrri

Mirëpo, ka ende tension si pasojë e të cilit rojet nuk mund të afrohen, ndërsa është thirrur një ambulancë për të dërguar të plagosurit në spitalin “Kryqi i Kuq”.

Njëkohësisht pritet një operacion i forcave speciale të policisë së bashku me një grup oficerësh për të qetësuar tensionin në repartin ku ka mbetur i vdekur shqiptari dhe gjithashtu për të përcaktuar nëse ka të lënduar të tjerë.

Njëkohësisht do të hetohet edhe për mënyrën sesi u gjet thika e përdorur në përleshjen e përgjakshme, por edhe për shkaqet që e çuan atë.

 

alfred ndoci greqi vrasje në burg

Lini një Përgjigje