TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Prill 2024, 08:00

Shembet çatia në Maltë, plagosen rëndë dy shqiptarët

Shkruar nga Pamfleti

Shembet çatia në Maltë, plagosen rëndë dy

Dy punëtorë shqiptarë kanë mbetur të plagosur rëndë pasi një çati mbi të cilën po punonin u shemb dhe u rrëzuan nga kati i tretë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në "Triq Sir Luigi Preziosi" në Maltë.

Sipas "Times of Malta", mësohet se dy shqiptarët po punonin në një pronë në ndërtim e sipër, kur në një moment u hodhën në çatinë e pronës ngjitur.

Çatia u rrëzua bashkë me tavanet e dy kateve poshtë tyre, kështu dy të rinjtë përfunduan në katin e parë mbi rrënoja.

Ata ishin të moshës 26 dhe 32 vjeç, ku iu dha ndihma e parë mjekësore por gjendja shëndetësore ende nuk dihet.

Më pak se një javë më parë, një tjetër shqiptar ndërroi jetë kur një çati u shemb gjatë punimeve në një pronë në Sliema.

Bari Balla, baba i gjashtë fëmijëve vdiq në vend, ndërsa dhëndri i tij, i cili punonte me të, u plagos ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lini një Përgjigje