
SPAK kanë nisur një aksion mbrëmjen e sotme në ambientet e Kadastrës.
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme mësohet se janë firmosur urdhër-arreste për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, lidhur mbi hetimet për Kadastrën.
Mësohet se dy persona kanë përfunduar në pranga dhe se prokuror i rastit është Ened Nakuçi. Të arrestuarit thuhet se janë bashkëpunëtorë të ish drejtorit Artan Lame.
Duhet theksuar se dhjetëra skandale kanë shoqëruar Artan Lamen gjatë detyrës së tij në krye të ALUIZNI-t dhe më pas Kadastrës. Ky institucion ka kryer batërdi me lejet e legalizimeve, por të gjitha janë zbuluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Mes shkeljeve të konstatuara gjatë auditeve të KLSH-së, më pikantja është sesi zyrat e ALUIZNI-t dhe më pas të Kadastrës kanë lëshuar leje për kate pallatesh që nuk ekzistojnë.
Po ashtu janë dhënë leje legalizimi buzë rrugëve, buzë lumenjve, në breg të detit apo liqeneve, abuzimet marramendëse me pronat janë krijuar në të gjitha agjencitë rajonale të Kadastrës, që vareshin nga Lame, nga “qehajai” i Ramës, një shthurje dhe “tërmet” dorëheqjesh, sa nuk gjendeshin njerëz për t’i emëruar drejtues. Rasti më flagrant janë zonat bregdetare, me epiqendër “sizmike” në Vlorë ku kanë dhënë dorëheqjen njëri pas tjetrit të gjithë drejtuesit. Po ashtu e njëjta gjë ndodhi në Durrës.
Që kur Rama i dorëzoi çelësat e legalizimeve, Artan Lame u kthye në sheik. Po të shohësh pasurinë e tij e kupton fare qartë se çfarë është bërë gjithë këto kohë në zyrat e drejtuara prej tij.
Lini një Përgjigje