
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivë të komisariatit të Policisë Krujë, kanë ngritur mbrëmjen e sotme disa pika kontrolli në disa prej akseve kryesore të qytetit.
Mësohet se kontrollet bëhen me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, ndalimin e personave të shpallur në kërkim ose të atyre që lëvizin me sende të jashtëligjshme.
Objekt i kontrolleve të FNSH janë kryesisht automjetet luksoze dhe ato me xhama të errësuar. Ende nuk ka informacione nëse ka pasur persona të ndaluar.
Ndërkohë vlen të theksohet se kohët e fundit ka pasur kontrollet blic të forcave të policës janë shtuar shumë në qytetet problematike, ku jo rrallëherë janë kapur persona në kërkim ose që lëviznin me armë.
Lini një Përgjigje