
Një 18-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka rënë nga një lartësi prej rreth 10 metrash, teksa ishte duke punuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në Via Senato, në qendër të Milanos.
I riu ishte duke punuar në një kantier ndërtimi brenda një pallati në rinovim, më pas ka rënë në një boshllëk. Arsyet nuk dihen ende, ndërsa po vijojnë hetimet.
Zjarrfikësja e Milanos ndërhyri në vendngjarje për sigurimin e të riut dhe nxjerrjen e tij në sipërfaqe.
18-vjeçari më pas u transportua me ambulancë për në spital.
Ai është transportuar në spitalin e Niguardës me kod të kuq, ndërsa raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendngjarje ndodhej edhe personeli i policisë lokale.
Lini një Përgjigje