TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Prill 2024, 14:10

I dënuar me 10 vite burg, arrestohet 'koka' e bandës së 'skifterëve' shqiptarë në Itali!

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar me 10 vite burg, arrestohet 'koka' e bandës së

Një 29-vjeçar i dënuar me 10 vite burg në Itali është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin.

Në pranga ka rënë Alfons Taraj alias Afons Bibaj alias Alfons Cani ,29 vjeç, lindur në Mamurras.

I riu akuzohet për tentativë vrasje, armëmbajtje pa leje, vjedhje me pasoja të rënda, vjedhje me dhunë dhe për posedim sendesh të vjedhura.

"Gjykata e Monzas, Itali, me vendimin e datës 19.10.2023, e ka denuar këtë shtetas, me 10 vjet, 2 muaj e 11 ditë burgim, për tentativë për vrasje, armëmbajtje pa leje, vjedhje me pasoja të rënda, vjedhje me dhunë dhe për posedim sendesh të vjedhura", thuhet në njoftimin e policisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

koka e bandes skiftere itali shqiptare 10 vite burg

Lini një Përgjigje