TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Nëntor 2025, 19:57

Ranë pre e një atentati, zbulohet lidhja mes Gilmando Danit dhe punonjësit të policisë që u plagos

Shkruar nga Pamfleti

Ranë pre e një atentati, zbulohet lidhja mes Gilmando Danit dhe

Një atentat ka tronditur sot Rinasin, ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos Mustafa Sheqeri.

Gilmando Dani dhe punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Mustafa Sheqeri, më 7 nëntor kishin udhëtuar drejt Barcelonës.

Ata janë kthyer në Shqipëri sot, në 11 nëntor.

Gazetari Igli Çelmeta bën me dije se këta dy persona kishin lidhje shoqërore me njëri-tjetrin.

“Janë miq prej kohësh, prandaj dhe po udhëtonin së bashku jashtë shtetit”, tha Çelmeta.

Ndërkohë, mësohet se automjeti tip Benz me të cilin po udhëtonin kur u krye atentati është në pronësi të një personi të tretë.

 

 

Lini një Përgjigje