TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Nëntor 2025, 18:51

Krimi në Rinas, gazetari: Atentatorët dyshohet të jenë vrasës me pagesë, ja pista që po hetohet!

Shkruar nga Pamfleti

Krimi në Rinas, gazetari: Atentatorët dyshohet të jenë

Gazetari Ervin Leka ka dhënë më shumë detaje sa i takon atentatit kriminal që ndodhi këtë të martë në zonën e Rinasit, ku u qëllua për vdekje Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani (Sheqeri), i cili ndodhet tek “Spitali i Traumës” në gjendje të rëndë.

Leka tha se dyshohet që atentatorët të jenë tre persona, sipas tij grupi ka qenë i mirëorganizuar, ku dyshohet që ata në fakt të jenë vrasës me pagesë

Gazetari shprehet se si pistë kryesore po hetohet hakmarrja.

“Dyshohet se atentatorët janë tre persona. Atentati ndaj Gilmando Danit ishte i mirëorganizuar, që nga mënyra se si kanë lëvizur. Ngjarja ka ndodhur në pak sekonda. Mund të jenë edhe vrasës, sipas rrethanave, pasi nuk kishin lënë asnjë shenjë dhe dogjën automjetin.”-shprehet gazetari.

Lini një Përgjigje