TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Qershor 2023, 15:18

Punonin për të larë borxhet ndaj bandës kriminale, dënohen me burg 4 të rinjtë shqiptar në Britani; mediat angleze zbardhin emrat

Shkruar nga Pamfleti

Punonin për të larë borxhet ndaj bandës kriminale,

Fabio Marku, 28 vjeç, Arjel Leshi, 24, Gelvis Xhepa, 26 vjeç dhe Donald Xhepa, 29 vjeç, 4 të rinjtë shqiptarë janë arrestuar në Skoci për kultivim kanabisi.

Të rinjtë kapën duke punuar në një ‘shtëpi bari’ dhe u dënuan me nga dy vite burg.

Në gjykatë u tha se punonin si kopshtarë duke kultivuar drogë për të shlyer borxhet ndaj bandave të krimit të organizuar.

Në gjykatën Aberdeen Sheriff të Skocisë policia konfirmoi se nuk kishim të bënim me një rast trafiku njerëzish por se ata kishin shkruar vetë me dëshirën e tyre për të punuar.

Aktiviteti i bandës shqiptare u zbulua nga një arkitekt i cili thuhet se pa bravat e ndërruara të cilat i kanë tërhequr vëmendjen.

Ai hyri brenda në dhomën e hotelit “Huntly Arms” dhe gjeti bimë kanabisi që rriteshin nën dhjetëra llampa. Sipas autoriteteve skoceze, efektivët sekuestruan 520 bimë lëndë narkotike cannabis sativa të cilat pas kultivimit dhe shitjes llogaritet të kapnin vlerën e 412 mijë e 200 paund.

skoci kapen 4 të rinjtë shqiptarë

Lini një Përgjigje