
Është identifikuar viktima që humbi jetën mëngjesin e sotmën në Tiranë. Policia bën me dije se 83-vjeçari Enver Kasolli, banues në Tiranë i cili vuante nga Alzhaimeri, rezultonte i humbur që një ditë më parë.
Aksidenti i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, rezultoi të ishte fatal për këmbësorin. Mendohet se ai ka kaluar rrugën nga ku u përplas nga një motomjet dhe humbi jetën.
Veç kalimit të palejuar në autostradë në errësirë, shkak për aksidentin dyshohet të jetë edhe shpejtësia që po lëvizte drejtuesi i motorit tip “Honda”.
Në skemën e krijuar nga policia në vendngjarje, dyshohet se 83-vjeçari ka qenë duke ecur anës autostradës dhe është futur papritur në aksin ku ka shpeshtësi lëvizje automjetesh, ku pas përplasjes gjeti vdekjen e menjëhershme.
Policia dhe ambulanca u lajmëruan nga drejtuesi i motomjetit, por prania e tyre nuk arriti të shpëtonte viktimën. I moshuari u gjet me pultin e televizorit në duar në çastet e fundit të jetës, teksa policia në njoftimin e parë për shtyp e cilësonte si shtetas të paidentifikuar, në mungesë të dokumenteve të identifikimit.
Kanë qenë të afërmit e tij, të cilët pas publikimit të lajmit në media kanë konfirmuar identitetin e Enver Kasollit tek uniformat blu.
Lini një Përgjigje