
Policia ka nisur procedimin penal, për organizatorët e protestëts së djeshme para Bashkisë Tiranë.
Mësohet se janë proceduar politikanët e opozitës: Dorian Teliti, Adriana Kalaja, Klevis Balliu, Tedi Blushi.
Sipas policisë, këta politikanë kanë zhvilluar protestë të paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike.
“Më datë 17.01.2025, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasit D.T, A.K, K.B, E.E dhe T.B, pasi tek Bashkia e Tiranës, këta shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike”, njofton policia.
Lini një Përgjigje