TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Janar 2025, 09:49

Aksidenti me vdekje në kantierin e Aeroportit të Vlorës, policia arreston drejtuesin e fadromës

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti me vdekje në kantierin e Aeroportit të Vlorës, policia

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur në kantierin e ndërtimit në Aeroportin e Vlorës.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur mesnatën e së premtes, ku  60-vjeçari Nusret Xhoka nga Dibra, sapo ka zbritur nga kamioni, është përplasur nga një mjet i tonazhit të rëndë (fadrom) dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Policia bën me dije se ka arrestuar shoferin e fadromës, një 63-vjeçarin Rrahman Sllamniku nga Prishtina.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin Rr. S., 63 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, pasi dyshohet se më datë 17.01.2025, rreth orës 21:20, në kantierin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, duke drejtuar një fadromë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e saj dhe ka përplasur një trajler. Si pasojë, drejtuesi i trajlerit, shtetasi N. Xh., 60 vjeç, banues në Dibër, ka humbur jetën“, njofton policia.

 

aksident me vdekje ne vlore

Lini një Përgjigje