
Policia e Krujës ka intensifikuar masat e kontrollit në akset kryesore të këtij rrethi, duke ngritur pika kontrolli të posaçme në rrugët që lidhin veriun me pjesën tjetër të vendit dhe anasjelltas.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se po bëhet kontrolli i automjeteve me xhama të errësuar, teksa synohet të identifikohen dhe të monitorohen automjete që mund të përdoren për veprimtari të dyshimta ose të paligjshme.
Kontrolli i automjeteve dhe pasagjerëve ka për qëllim identifikimin dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.
Masat janë pjesë e përpjekjeve për të rritur sigurinë dhe për të parandaluar çdo incident të mundshëm kriminal, pas dy ngjarjeve të fundit të ndodhura në Tiranë dhe Vlorë.
Lini një Përgjigje