TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Janar 2025, 21:46

Aksidentoi për vdekjen 30-vjeçaren, drejtuesi i mjetit nuk ishte nën efektin e alkoolit

Shkruar nga Pamfleti

Aksidentoi për vdekjen 30-vjeçaren, drejtuesi i mjetit nuk ishte

Aksidenti, i cili ndodh mbrëmjen e sotme, rreth orës 18:35, në aksin rrugor Dimal-Berat, në vend të quajtur Moravë, shkaktoi vdekjen e 30-vjeçares Lavia Gjata.

Burime bëjnë me dije se ajo po kalonte rrugën së bashku me foshnjën e saj 2-vjeçare në momentin e aksidentit.

Në momentin e kalimit, 30-vjeçarja është goditur nga një automjet tip “BMW” me targë AC666AT, drejtuar nga shtetasi A. Tafa.

Përplasja ka qenë fatale për nënën, e cila humbi jetën në vendngjarje, ndërsa foshnja që mbante në krah nuk ka marrë lëndime serioze, por është dërguar në spitalin rajonal të Beratit për kontrollin e mëtejshëm.

Sipas hetimeve paraprake të policisë, drejtuesi i automjetit nuk ishte nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit. Ai është në komisariatin e Beratit për t'u marrë në pyetje mbi ngjarjet e tragjike. /Euronews.al/

Lini një Përgjigje