TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Korrik 2024, 17:41

Prag tragjedie në Serbi, trafikanti shqiptar hidhet nga furgoni i mbushur me emigrantë sapo sheh policinë; mbi 40 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Prag tragjedie në Serbi, trafikanti shqiptar hidhet nga furgoni i mbushur

Një aksident i rëndë është shënuar në Serbi, pasi një furgon me emigrantë ka dalë nga rruga duke plagosur mbi 40 persona.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën në afërsi të Bela Pallankës në drejtim të Nishit. Policia ka pikasur furgonin e drejtuar nga një shqiptar, i cili kishte 40 emigrantë nga Afganistani dhe Nepali. Kur shoferi ka parë policinë është hedhur nga dera e furgonit dhe automjeti është përplasur më pas.

Furgoni ishte me targa të Serbisë, ndërsa në vendin e aksidentit mbërritën ekipet e emergjencës nga Piroti dhe Nishi, të cilët i transportuan të lënduarit në spitalet e këtyre dy qyteteve.

Ambulanca në Pirot ka konfirmuar për Tanjug se në spitalin e atij qyteti janë sjellë 18 emigrantë.

Lini një Përgjigje