
Vajza 8-vjeçare deklaroi në polici se ajo ishte dëshmitare kur i ati vrau nënën, “duke e goditur shumë herë me thikë” në dhomën e saj të gjumit.
Policia e SHBA ka zbardhur vrasjen e shqiptares Suela Saliaj, e cila u ekzekutua nga ish-bashkëshorti Renato Muhaj.
Muhaj i akuzuar për rrëmbimin e vajzës së tij 8-vjeçare, vrau ditën e djeshme nënën e saj me thikë dhe dorezë metalike. Në momentin e krimit makabër, vajza e mitur ishte prezente dhe ka parë gjithë skenën e krimit.
Sipas policisë, Muhaj sulmoi prindërit e tij në banesën e tyre dhe më pas vrau 32-vjeçaren Suela Saliaj.
Policia ka dhënë detaje nga krimi, teksa tregon se incidenti filloi rreth orës 2:44 të mëngjesit të së hënës, kur policia e Clearwater u thirr në vendngjarje. Sipas policisë, Muhaj ka dhunuar dy prindërit e tij, u ka marrë celularët në mënyrë që të mos telefonojnë 911.
“Muhaj ka hyrë në dhomën e gjumit të prindërve të tij dhe gjatë një bisede me ta ka nisur ta godasë me grusht në fytyrë të atin. I ati u dërgua më vonë në spital me disa hematoma dhe dhëmbë të thyer. Muhaj kapi edhe një hanxhar dhe ngriti armën sikur do të godiste me të nënën e tij. Prindërit e tij u kapën me njëri-tjetrin dhe mbyllën sytë nga frika se mos do të vriteshin nga Muhaj”, thuhet në deklaratën e policisë.
“Muhaj e goditi nënën e tij në kofshë dhe e shtyu disa herë në një shtrat. Kur njëri prind arriti të largohej nga banesa, autori mbylli derën dhe nuk pranoi ta linte prindin tjetër të largohej. Më vonë, prindi mundi të arratisej kur Muhaj shkoi në një dhomë tjetër”, raportojnë mediat amerikane.
Gjatë daljes nga banesa, Muhaj bëri një koment se dikush (emri i personit është redaktuar), është “në duart e djallit”.
Policia e Clearwater kontaktoi Departamentin e Policisë Largo për ndihmë në gjetjen e shqiptarit dhe policia shkoi në shtëpinë e Saliajt për të kryer një kontroll. Sipas një deklarate, oficerët panë gjak jashtë banesës së Saliajt së bashku me një thikë. Brenda banesës, 32-vjeçaren shqiptare e gjetën të vdekur në dyshemenë e dhomës së gjumit, teksa kishte gjak në shtratin dhe rreth trupit të saj, teksa i kishte prerë fytin.

Vajza e Muhaj dhe Saliajt, Alessia, nuk ishte në banesë, ndërsa policia ngriti alarmin rreth orës 7 të mëngjesit. Alessia dhe Muhaj mund të udhëtonin me një “Kia Sportage 2017”. Rreth orës 8:30 të mëngjesit, një celular i lidhur potencialisht me Muhajn u interceptua në zonën e rrugës “Belleair” në Clearwater. Policia gjeti Alessia dhe Muhaj brenda Kia në bllokun 1600. Vajza nuk ishte lënduar nga i ati, ndërsa policia arrestoi dhe dërgoi shqiptarin në paraburgim.
Vajza 8-vjeçare deklaroi në polici se ajo ishte dëshmitare kur i ati vrau nënën, “duke e goditur shumë herë me thikë” në dhomën e saj të gjumit.
Vajza tha se e dinte se nëna e saj kishte vdekur dhe ajo e pyeti babanë e saj: “Pse e bëre këtë?”
“8-vjeçarja tregoi se i ati donte me të vërtetë ta vriste”, thuhet në deklaratën e vajzës.
Vajza deklaroi se pas vrasjes, Muhaj e ka marrë nga banesa dhe e ka zbritur me shpejtësi nga disa shkallë, duke e bërë atë të rrëzohet. Ajo shtoi se i tërhoqi zvarrë për ta çuar në automjetin e tij. Ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarjeje.
Gjatë një deklarate, Muhaj tha për policinë se nuk i kujtohej se çfarë ndodhi.
Muhaj u arrestua në burgun e qarkut Pinellas i akuzuar për vrasje, rrëmbimin e një fëmije më të vogël se 13 vjeç, abuzimin e fëmijëve, sulmin e rëndë, manipulimin e dëshmitarëve, etj. Gjatë paraqitjes së parë të Muhaj në gjykatë ditën e sotme, gjykatësi Pat Siracusa urdhëroi që ai të mbahej në paraburgim dhe caktoi një avokat mbrojtës për të.
Gjykatësi urdhëroi Muhajn të mos kishte asnjë kontakt me vajzën e tij.
Lini një Përgjigje