
Policia e Durrësit duket se ka bërë një operacion tepër të suksesshëm. Pasi goditën grupet kriminale dhe ndalën trafikun e kokainës, policët janë hedhur në sulm për të hequr ndonjë çadër plazhi dhe përmes një operacioni sot, polica e shtetit ka proceduar penalisht një... 70-vjeçare. Këtë e bën vetë të ditur policia e shtetit përmes një njoftimi për mediat.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë.
Gjatë kontrolleve, në lagjen nr. 1., në dy hapësira publike në bregdet u hoqën dhe u sekuestruan 182 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme, nga 2 shtetas.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit N. D., 36 vjeç dhe R. H., 70 vjeçe, të dy banues në Durrës.
Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje