
Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen në Shkodër.
Sipas policisë, pas të shtënave ma armë zjarri në fshatin “Golem”, i plagosur ka mbetur Renaldo Kola 29-vjeç. Ndërsa është shpallur në kërkim autori Marjo Koni.
Dyshohet se Koni është larguar nga vendi i ngjarjes, me një furgon të bardhë.
"Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit", njofton policia.
Lini një Përgjigje