
Dyshohet se konflikti ka nisur mes një grupi personash, ku fillimisht është qëlluar në ajër e më pas një drejtim të njërit prej tyre.
Të shtëna me armë janë regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 29-vjeçar! Ngjarja mësohet se ka ndodhur në kryqëzimin e Golemit në Shkodër.
Autori është identifikuar si Marjo Kroni, ndërsa 29-vjeçari i plagosur është Ronaldo Kola, banues në fshatin Golem.
Ende nuk dihet motivi i ngjarjes, por sipas informacioneve paraprake, dyshohet se konflikti ka nisur mes një grupi personash, ku fillimisht është qëlluar në ajër e më pas një drejtim të njërit prej tyre.
Ndërkohë që mësohet se polica dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe kapjen e autorit i cili është larguar nga vendngjarja.
"Plagoset në Golem të Shkodrës, Renaldo Kola. Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem.Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit", njofton policia.
Kjo plagosje vjen një ditë pas atentatit që u bë ndaj boksierit të Vllaznisë, Arjon Kajoshit në lagjen Partizani në Shkodër kur i riu po kthehej nga stërvitja. Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk ka pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Pas hetimeve doli se Alban Bruçi ka qëlluar me armë zjarri nga Range Rove ku udhëtonte boksieri si shenjë hakmarrje. Kjo pasi dyshohet se babai i autorit të dyshuar është dhunuar me grushte në 3 qershor dhe autor i dyshuar është vëllai i boksierit, Arlind Kajoshi. Shtimi i rasteve të tilla po kthen pasigurin në vend.
Lini një Përgjigje