TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shtator 2024, 11:53

Vrasje dhe grup kriminal, Marklen Haka mohon akuzat para togave të zeza: Nuk kam përdorur SKY ECC

Shkruar nga Pamfleti

Vrasje dhe grup kriminal, Marklen Haka mohon akuzat para togave të zeza:

GJKKO ka lënë në burg Marklen Hakën,  i arrestuar dy ditë më parë në kuadër të operacionit "Revanshi".

Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Marklen Hakën alias Marklen Aliu, i dyshuar për disa vepra të rënda penale.

Gjatë seancën me dyer të mbyllura, Haka ka mohuar akuzat duke pretenduar se nuk ka marrë pjesë në atentatin ndaj Durim Bamit. Ai gjithashtu ka pretenduar se nuk ka lidhje me asnjë nga akuzat e prokurorisë dhe nuk ka pasur në përdorim telefon me aplikacionin Sky.

Kujtojmë se 33-vjeçari u arrestua të premten në zonën e Niklës në Fushë-Krujë pasi ishte shpallur në kërkim në muajin Maj gjatë operacionit të koduar “Revanshi” ku u firmosën 50 urdhër-arreste për kokat e krimit të organizuar në vend.

Marklen Haka akuzohet për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit dhe po ashtu ka bashkëpunuar me persona të tjerë për vrasjen e ish-deputetit Arben Ndoka.

Ndaj Hakës janë bërë disa atentate, më i rëndi është ai i 21 Shtatorit 2019 ku humbi jetën halla e tij. Në atë kohë në drejtim të banesës së Marklen Hakës u qëllua me breshëri kallashnikovi.

Kush është Marklen Haka?

Marklen Haka është emër i njohur për drejtësinë. Në janar të vitit 2020 Marklen Haka u arrestua nga forcat RENEA gjatë një operacioni te shtrirë në disa qytete të vendit. Ai ra në pranga si i dyshuar për 3 vepra penale: “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Moskallëzim krimi”, por liria e tij do të kufizohej vetëm pak ditë. Prokuroria nuk mundi ti faktonte këto akuza dhe ai u la i lirë nga gjykata.

Ai ka qenë i arrestuar më herët për një vrasje të ndodhur në Qershor të viti 2011 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por ishte liruar për mungesë provash. Në shtator të vitit 2019, Haka i shpëtoi një atentati në derë të shtëpisë së tij, ku mbeti e vdekur halla e tij, Shpresa Basha.

Më 8 qershor 2022, ai i shpëtoi një tjetër atentati, në hyrje të fshatit Nikël në Fushë-Krujë, por mori një plumb në nofull.

Lini një Përgjigje