TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shtator 2024, 08:55

Sherr mes shqiptarëve në Greqi, 30-vjeçari masakron me thikë bashkatdhetarin

Shkruar nga Pamfleti

Sherr mes shqiptarëve në Greqi, 30-vjeçari masakron me

Një shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri me një bashkatdhetar të tij në Greqi. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në Heraklion, rreth orës 21:00.

Sipas mediave greke, fillimisht ka pasur një sherr mes klientëve në një kafene që ndodhet në një rrugë kryesore të qytetit. Pas përplasjes në kafene, sherri mes tyre ka vazhduar edhe jashtë lokalit, ku 30-vjeçari shqiptar është goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.

Mësohet se shqiptari tjetër, i cili ka goditur 30-vjeçarin me thikë është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga policia.

I riu është plagosur rëndë dhe është dërguar në spitalin e Venizelios, ku iu nënshtrua një operacioni dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Lini një Përgjigje