
39-vjeçari Enton Dushaj është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Valter Fierzës.
Ngjarja ka ndodhur një një vit më parë në fshatin Hot i Ri, më 21 shtator 2023.
Enton Dushaj, akuzohej për “Përkrahje e autorit të krimit”, “Moskallzim i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar ndaj 39 vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 21.09.2023, në fshatin Hot i Ri, ku u vra me armë zjarri Valter Fieza.
“Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Ndalohet një 39-vjeçar i shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur më 21.09.2023, në fshatin Hot i Ri, ku për shkak të një konflikti të çastit, jashtë një lokali, u vra me armë zjarri shtetasi V.F.
39-vjeçari me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Moskallzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar motomjeti që lëvizte 39-vjeçari.
Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në inteligjencën policore për një shtetas në kërkim që qarkullonte me motomjet në rrugën e fshatit Dobraç, Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan punën dhe si rezultat kapën e ndaluan shtetasin E. D., 39 vjeç, banues në Shkodër.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar ndaj 39 vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Moskallzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 21.09.2023, në fshatin Hot i Ri, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.
Si ndodhi krimi?
Valter Fjerza, 33-vjeç u vra mbrëmjen e 21 shtatorit 2023 në fshatin Hot i Ri të Shkodrës vetëm pak metra larg banesës së tij.
I riu po shkonte me makinë në lokalin e fshatit pasi kishte mësuar se i vëllai, Kol Fjerza po konfliktohej me 5 djem të fisit Mhilli.
Sherri mes Kol Fjerzës dhe autorit të dyshuar, Klodian Mhilli kishte lindur për një vend parkimi në rrugicën e lagjes. 24-vjeçari Mhilli pretedonte se 35 vjeçari Fjerza i kishte bllokuar rrugën për të hyrë në banesë. Autori është ende në kërkim, ndërsa është arrestuar edhe vëllai i autorit, Paolo Mhilli.
Duket se ky ishte një konflikt i hershëm mes tyre, gjë që solli një sherr me tone të larta në lokal. 24-vjecari kishte marrë me vete 4 familjarë për tu përballur me Kol Fierzën. Pas debatit autori, që ishte edhe fqinj me 33-vjeçarin ka marrë armën dhe e ka qëlluar ndaj Valter Fierzës duke e lënë të vdekur në vend.
Lini një Përgjigje