
Sami Shuli është autori i dyshuar i plagosjes që ndodhi këtë mëngjes në Pogradec ku 23-vjeçari qëlloi me thikë vëllanë, pas një konflikti.
Ngjarja ndodhi në lagjen numër 4 të qytetit, rreth orës 09:30. 25-vjeçari i plagosur ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Sipas detajeve që janë zbuluar, konflikti mes vëllezërve ka ndodhur për motive të dobëta nga një konflikt i çastit. Autori njihet si përdorues i alkoolit dhe në momentin e plagosjes ka qenë në gjendje të dehur.
I plagosuri i cili ndodhet në spitalin e Pogradecit jashtë rrezikut për jetën ka marrë një plagë të lehtë në krahun e majtë dhe pas mjekimit do të largohet drejt banesës së tij.
Ndërkohë autori Sami Shuli ndodhet në ambientet e komisariatit të Pogradecit për veprime të tjera procedurale.
Lini një Përgjigje