
Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë zjarri mesnatën e sotme në Kuçovë ku mbeti i plagosur një 24-vjeçar ndërsa u shpallën në kërkim 4 persona.
Uniformat blu bëjnë me dije se të shpallurit në kërkim janë Ledio Serdari 22-vjeç, Albion Thoma 22-vjeç, Vasil Prendi 23-vjeç dhe Arben Tabaku 23-vjeç, të katërt banues në Kuçovë.
Raportohet se plagosja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa Denald Grymshi ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjeksore.
“Plagosën me armë zjarri një shtetas, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorët e dyshuar. Vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre.
Rreth orës 23:30, të mbrëmjes së djeshme, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spital, i plagosur me armë zjarri, shtetasi D.G., 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili po merr ndihmë mjeksore në spital.
Si rezultat i punës hetimore profesionale intensive të bërë nga specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Berat, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar, shtetasve: L.S., 22 vjeç, A.Th., 22 vjeç, V.P., 23 vjeç, dhe A.T., 23 vjeç, të katërt banues në Kuçovë.
Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në lagjen 1Maj, Kuçovë, kanë plagosur me armë zjarri shtetasin D.G.
Vijon puna për kapjen e 4 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.
Lini një Përgjigje