TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Gusht 2025, 12:16

Plagosja e dyfishtë në Fier, arrestohet 1 person për vrasje të mbetur në tentativë; policia jep detajet

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja e dyfishtë në Fier, arrestohet 1 person për vrasje

Policia e Fierit ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e dyfishtë që ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Fier, ku pas një sherri dy të rinj janë paraqitur në spital me plagë të shkaktuara me mjet prerës (thikë).

Në një njoftim zyrtar, Policia bën të ditur se ka arrestuar shtetasin Edi Hoxha me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë shtetasi Edi Hoxha.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Fierit kanë shkuar për të marrë mjekim 2 shtetas të dëmtuar me mjet prerës, kanë organizuar punën për nxjerrjen e autorëve përpara përgjegjësisë penale dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore u zbardh dinamika e rastit, si dhe u kap dhe u vu në pranga 40-vjeçari.

Nga këto veprime dyshohet se në një rrugë të lagjes "11 Janari", Fier, shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Fier, është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit E. H., 40 vjeç dhe T. S., 38 vjeç banues në Kraps (vëllezër).

Gjatë konfliktit, 40-vjeçari ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., si dhe është dëmtuar në dorë në konflikt e sipër, vëllai i 40-vjeçarit, shtetasi T. S..

Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi E. H., 40 vjeç, banues në fshatin Kraps, për veprën penale "Vrasja me dashje" e mbetur në tentativë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lini një Përgjigje