TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Janar 2025, 21:14

Pësoi arrest kardiak në timon dhe përplaset me dy automjete, ndërron jetë 45-vjeçari në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Pësoi arrest kardiak në timon dhe përplaset me dy automjete,

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme Shkodër. Mësohet se një 45-vjeçar ka pësuar arrest kardiak në timon dhe ka humbur kontrollin e automjetit.

Si pasojë, 45-vjeçari është përplasur me dy automjete të parkuara dhe ka ndërruar jetë në spital.

“Rreth orës 20:20, në lagjen “Naim Gjylbegu” shtetasi 45 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke u përplasur me 2 automjete të parkuara.

Shtetasi ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të këtij rasti”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje