TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Janar 2025, 14:51

I përfshirë në zhdukjen e Jan Prengës, GJKKO nis gjykimin në mungësë për Altin Hajrin 

Shkruar nga Pamfleti

I përfshirë në zhdukjen e Jan Prengës, GJKKO nis gjykimin

Pas një viti pezullim në Gjykatën e Posaçme ka nisur gjykimi në mungese për Altin Hajrin, pronarin e ‘Golden Resort’ i përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës në vitin 2020. Këtë të mërkurë SPAK lexoi kërkesën për gjykim për Hajrin ku akuzohet për rrëmbim mbajtën peng me pasojë vdekjen.

Hajri ndodhet në arrati, ndërkohë që përfaqësohej me avokatin Arbër Hoxha. Ky i fundit ka prentenduar se klienti i tij është i pafajshëm, dhe dhe nuk ka marrë pjesë as në rrëmbim dhe as ne zhdukjen e trupit të Prengës.

Po ashtu mbrojtja ka kërkuar që të merret parasysh edhe vendimi i gjykatës së lartë që prishi vendimin me burg për jete për kopshtarin e Golden Resort. Po ashtu gjykata pranoi që pjesë e procesit të bëhen edhe dëshmitarë që kanë lidhje të afërt me Altin Hajrin.

Ky i fundit ka edhe një mase tjetër sigurie për dosjen e ish- deputetit socialist Jurgis Cyrbja. Gjykata i ka caktuar në mungesë masën arrest në burg, pasi është provuar se komunikonte në aplikacionin Skyecc për favorizime në procese gjyqësore apo dekonspirimin e operacioneve policore.

altin hajri

Lini një Përgjigje