
Gazmend Braka (Gaxhai) ditën e djeshme ka lënë për disa orë qelinë pasi ka marrë pjesë në varrimin e motrës.
Burime nga Policia e Vlorës kanë konfirmuar se ish drejtuesi i një prej bandave të famshme të vitit 1997 është shoqëruar drejt fshatit Cerkovinë ku nën masa të forta sigurie për disa ore ka qenë i pranishëm në fshatin e tij të lindjes teksa ka marrë pjesë në varrimin e së motrës.
Informacioni për praninë e Gaxhait ka qenë shumë i rezervuar ndërsa per praninë e tij në fshatin Cerkovinë për vetëm disa orë informacionin e ka patur vetëm Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.
Në Cerkovinë deri në largimin e Gaxhait kanë qenë edhe forca të FNSH.
Lini një Përgjigje