TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Janar 2025, 18:04

Fshehu drogën dhe paratë në pelenat e mbesës, arrestohet shqiptari në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Fshehu drogën dhe paratë në pelenat e mbesës, arrestohet

Një shqiptar është nga policia italiane pasi u kap me drogë në shtëpi. Ai kishte fshehur “mallin” në vezët Kinder dhe paratë e fituara prej shitjes së saj i kishte fshehur në pelenat e mbesës.

Kjo ishte metoda për t’u kamufluar e trafikantit nga shqipëria në Pordenone të Italisë.

Kontrolli në shtëpinë e shqiptarit erdhi pasi ai u ndalua teksa lëvizte me makinë dhe ju gjet 10 gramë kokainë, fshehur në vezët çokollatë. Në makinë u gjetën edhe një shumë parash, shuma mbi 2 mijë euro.

Më pas u bë kontrolli i shtëpisë së shqiptarit të cilit Guardia di Finanza i gjeti edhe 19.850 euro të mbështjella në 4 pelena dhe të hedhura në koshin e tualetit, së bashku me ato të përdorura nga mbesa e tij.

Shqiptari, i cili jetonte në Itali edhe pa leje të rregullt qëndrimi, është akuzuar nga prokuroria e Pordenones për hyrje dhe qëndrim të paligjshëm në shtet dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Lini një Përgjigje