
Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim kanabisi.
Martin Vasile (Leka) ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2023 pasi ka kultivuar 480 bimë narkotike. Më 09.08.2023, në fshatin Goraj, Kastrat nga punonjësit e Policisë është konstatuar një automjet në të cilin po transportoheshin 480 bimë të dyshuara narkotike cannabis, të prera.
41-vjeçari sapo ka parë punonjësit e Policisë, braktisi menjëherë automjetin dhe u largua me shpejtësi, ndërsa ka rënë në pranga ditën e sotme.
“Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, lokalizoi, kapi dhe ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim M. V.(L.), 41 vjeç, banues në fshatin Qafë Aliaj, pasi Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje