TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Dhjetor 2023, 15:07

Përplasi efektivin te vijat e bardha, Gjykata e Durrësit lë në burg Antonio Frrokun

Shkruar nga Pamfleti

Përplasi efektivin te vijat e bardha, Gjykata e Durrësit lë

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg me afat” për drejtuesin e automjetit që përplasi punonjësin e policisë që kalonte në vijat e bardha.

Pas arrestimit nga policia, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg me afat 45 ditë” ndaj Antonio Frrokut.

Polici Mariglen Allka u godit nga automjeti që lëvizte me shpejtësi në rrugën “Aleksandër Goga” mbrëmjen e 30 nëntorit, rreth orës 18:35, në lagjen nr. 8, përpara godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Automjeti me drejtues shtetasin A. Frroku, përplasi punonjësin e policisë në momentin që po kalonte vijat e bardha.

Frroku dyshohet për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 290/2 i Kodit Penal. Nëse ai shpallet fajtor për këtë akuzë që konsiston në shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë plagosjen e rëndë të një personi, rrezikon të dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

gjykata burg efektivi antonio frroku

Lini një Përgjigje