TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Gusht 2024, 11:50

Pengmarrja në Tiranë/ I riu u gërvishi makinën, autorët e mbyllën në mjet dhe e dhunuan derisa i morën lekët!

Shkruar nga Pamfleti
Pengmarrja në Tiranë/ I riu u gërvishi makinën, autorët
Pengmarrja në Tiranë

Detaje të reja lidhur me pengmarrjen e 22 vjeçarit tek Kodra e Priftit në Tiranë.

Automjetet e Ardit Carës, Arjan Dukajt dhe 22-vjeçarit të marrë peng prej tyre janë përplasur në një rrugicë pranë Kodrës së Priftit në Tiranë.

Cara e Dukaj i kanë kërkuar të riut 30 mijë lekë të reja për dëmin e pretenduar të shkaktuar nga makina e tij, por ai nuk ka pranuar të paguaj.

 Në këtë moment të dy kanë nisur ta dhunojnë duke e qëlluar me shpulla 22-vjeçarin, të cilin e kanë futur me makinë dhe nuk pranonin ta lëshonin pa u dhënë lekët.

 Burime pranë policisë thonë se i riu është mbajtur për gati një orë në makinë dhe është liruar vetëm pasi u ka dhënë lekët. Dëmet e shkaktuara në makinën e Dukajt e Carës janë gërvishtje të vogla, ndërsa të dy në zënkë e sipër i kanë thyer makinës së 22-vjeçarit xhamin.

 

pengmarrja në tiranë

Lini një Përgjigje