
Policia e Tiranës ka arrestuar 30-vjeçarin Sebastjan Mallkuqi (Ajazi), banues në Mamurras dhe ka shpallur në kërkim 29-vjeçarin Aleksandër Senaj, banues në fshatin Dukagjin i Ri.
Sipas policisë, Aleksandër Senaj ditën e djeshme në rrugën e fshatit Dukagjin i Ri, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi”, me drejtues Sebastian Mallkuqin.
Gjatë kontrollit në banesën e Sebastian Mallkuëit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale sasi municioni luftarak.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë arrestuan shtetasin S. M. (A)., 30 vjeç, banues në Mamurras, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. S., alias A. N., (A. B.), 29 vjeç, banues në fshatin Dukagjin i Ri.
Shtetasi A. S., alias A. N., (A. B.), ditën e djeshme, në rrugën e fshatit Dukagjin i Ri, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi”, me drejtues shtetasin S. M. (A) dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së këtij të fundit, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi municioni luftarak”, njoftonpolicia.
Lini një Përgjigje