
Janë publikuar të tjera pamje të rënda nga përleshja me armë në Prishtinë ku mbetën të plagosur 17 persona dhe humbi jetën 39-vjeçari Kastriot Ramadani.
Në video e siguruar nga Portali “Jepi zë” duket qartë momenti kur sherri mes të rinjve degradon dhe më pas shkon në përdorimin e armëve, ku dhe shihet 39-vjeçari i cili shtrihet përtokë i plagosur.
Vrasja e të riut dhe të shtënat me armë gjatë mesnatës në lokalin “Bon Vivant” është cilësuar ngjarje e rëndë në Kosovë.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi të premten në orët e vona të mbrëmjes, në Prishtinë në rrugën “Rexhep Luci” në Bonvivant, ku për pasojë mbetën të plagosur 21 persona, 4 prej tyre me armë zjarri dhe 17 të tjerë nga thyerja e gotave dhe qelqeve.
Lini një Përgjigje