TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Maj 2026, 16:18

Nuk ka më “parajsë” në Dubai/ Kapen 5 të kërkuar nga SPAK, mes tyre vëllezërit e Edmod Papës dhe Jetmir Pepës

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka më “parajsë” në Dubai/ Kapen 5 të

Dy nga të arrestuarit, Kristo Qirici dhe Eldjan Allushi akuzohen si drejtues të një grupi kriminal të drogës në Sarandë që trafikonte lëndë narkotike drejt Greqisë e më gjerë, pasuritë e të cilëve janë sekuestruar nga SPAK prej disa muajsh...

Mburoja e hekurt e Dubait tashmë ka rënë. Pesë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Posaçme SPAK janë arrestuar në Dubai me qëllim ekstradimin e tyre në Shqipëri. Bëhet fjalë për Kristo Qirici, Shkëlzen Kraja, Ilir Lazri, Aleks Pepaj dhe Merxhan Çeliku.

Katër nga të arrestuarit kërkoheshin nga SPAK pasi dyshohen si të përfshirë në aktivitet kriminal në fushën e trafikut të narkotikëve, ndërsa një tjetër akuzohet për mashtrim kompjuterik. Arrestimet janë realizuar pas shkëmbimit të informacioneve mes autoriteteve shqiptare dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Interpol Tirana vijon operacionin e koduar “The Wanted”, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i shkëmbimit të informacionit me homologët në Abu Dhabi, janë kapur në Dubai dhe janë arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 5 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kërkuar nga SPAK-u.

-4 nga këta shtetas, konkretisht K. Q., 44 vjeç, Sh. K., 44 vjeç, I. L., 30 vjeç, A. P., 38 vjeç, janë të dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. -Shtetasi M. C., 34 vjeç, është i dyshuar për mashtrim kompjuterik.

Gjithashtu, vijon bashkëpunimi për verifikimin e një shtetasi tjetër shqiptar që ndodhet në Dubai, i cili dyshohet se përdor dokumente false. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin për finalizimin e procedurave të ekstradimit në Shqipëri, të 5 shtetasve të kapur në Dubai”, thuhet në njoftim.

Dy nga të arrestuarit, Kristo Qirici dhe Eldjan Allushi akuzohen si drejtues të një grupi kriminal të drogës në Sarandë që trafikonte lëndë narkotike drejt Greqisë e më gjerë, pasuritë e të cilëve janë sekuestruar nga SPAK prej disa muajsh.

Kristo Qirici është vëllai i biznesmenit Edmond Papa, vrarë në Tiranë në dhjetor të vitit 2022. Qirici akuzohet si kreu i grupit të Eldjan Alushit dhe Shkëlzen Krajës. Qirici mbante tre identitete. 

-Kush janë Kristo Qirici dhe Eldjan Allushi?

Kisto Qirici akuzohet si kreu i një grupi kriminal të trafikut të drogës që transportonte drogë drejt Greqisë dhe më gjerë. Edhe Eldjan Allushi akuzohet si pjesë e të njëjtit grup, në të njëjtën dosje. 90 pasuri, vlera e të cilave shkon në miliona euro, janë vendosur në sekuestro preventive me vendim të GJKKO pas operacionit të policisë që vendosi në pranga 2 shefa policie dhe shpalli në kërkim një tjetër vitin e kaluar.

Sekuestrihet u bënë në muajin mars të këtij viti. Prokuroria e Posaçme njoftoi se pasuritë e sekuestruara i përkasin të shpallurve në kërkim Kristo Qirici (I njohur dhe me 2 emra të tjerë si Jetmir Hoxhaj apo Jetimir Qirici), Eldjon Alushaj alias Kosta Alushaj, si dhe Shkelzen Kraja.

Dy të parë dyshohen si krerë të grupeve kriminale që kultivonin kanabis në Sarandë dhe zonat përreth në vitet 2019-2021, dhe drogën e trafikonin drejt Greqisë. Numri më i madh i pronave është i përqendruar në Sarandë dhe të tjerat në Tiranë, ndërsa bëhet fjalë për dhjetëra pasuri të paluajtshme, biznese të rëndësishme por edhe 39 llogari bankare, ne emër të Qiricit, Alushajt, Krajës dhe personave të tjerë të lidhur me ta. Në pronësit të Kristo Qiricit SPAK ka evidentuar dhe ka sekuestruar 15 pasuri, thuajsse të gjitha në Sarandë, mes të cilave një hotel, një bar restorant dhe 9 pasuri të tjera të paluajtshme e 3 llogari bankare.

Në emër të Eldjon Alushajt janë gjetur 2 pasuri në Sarandë por edhe disa të tjera në emër të personave të lidhur me të. Më shumë pasur ka anëtari i grupit të strukturuar kriminal Shkëlzen Kraja me 2 vila në Dhërmi të Vlorës, 17 llogari bankare, biznese, troje apartamente, sipërfaqe toke, kullota, pemtore etj Pasuritë e tjera në sekuestro preventive janë në emër të personave të lidhur me 3 të kërkuarit, ndërsa bëhet fjalë për hotel në Sarandë, apartamente, biznese dhe 19 llogari të tjera bankare. Në ndihmë të këtij grupi kriminal gjatë trafikut të drogës SPAK dyshon se janë vendosur edhe 3 drejtues të rëndësishëm të policisë 2 prej tyre janë në pranga, Ervis Alisinanaj, shef krimesh ne Lushnje dhe Shkëlzen Ruska, shef krimesh në Himarë ndërsa Elvis Dervishi, shef i kufirit në Sarande është në kërkim. Pjesë e këtij grupi rezultuan edhe efektivë të policisë së shtetit, roli I të cilëve u zbulua pas komunikimevë në aplikacionin e koduar Sky ecc ata bashkëpunonin me anëtarët e grupeve kriminale. Mes pasurive të sekuestruara janë 19 llogari bankare, disa apartamente, garazhe, hotele, njësi tregtare, si dhe sipërfaqe toke pjesa më e madhe e të cilave ndodhen në jug të Shqipërisë në zonat turistike të Palasës dhe Dhërmiut.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr.131, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme lëshoi më 3 mars, udhrin për caktimin e masës “sekuestro preventive” mbi 90 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të personave në hetim në kuadër të procedimit penal nr.169, të vitit 2022.

Më datë 14.02.2025, në kuadër të këtij procedimi penal janë regjistruar emrat e dhjetë shtetasve që u atribuohen veprat penale, ndër të cilët edhe shtetasit; Kristo Qirici (alias J.H, alias J.Q), Eldjon Alushaj (alias K.A) dhe Shkelzen Kraja, të përfshirë gjatë viteve 2019-2021 në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike (cannabis sattiva) në zonën e Sarandës dhe rrethinat e saj, si dhe trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria për në Greqi, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Gjatë hetimeve paraprake nga ana e Hetuesve Financiarë në Prokurorinë e Posaçme, si dhe nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë kryer një sërë veprimesh hetimore në lidhje me hetimin pasuror në kuadër të këtij proçedimi penal.

Një ditë pas lëshimit të urdhrit të Prokurorisë së Posaçme, më datën 04.03.2025, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka njoftuar të gjitha agjencitë shtetërore të ngarkuara për regjistrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe bankat e nivelit të dytë, për ekzekutimin e vendimit nr.131, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin “Për caktimin e masës së sekuestros preventive”.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara po vazhdojnë procedurat e tjera ligjore për marrjen në dorëzim dhe administrim të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, për të cilat është vendosur sekuestro preventive”.

Gjithashtu mes të arrestuarve është edhe Aleks Pepaj, vëllai i Jetmir Pepës, grupi i të cilit u godit nga SPAK për trafikuan e 7.5 ton kokainë në vitin 2020. Nga të arrestuarit në dubai rezulton edhe Ilir Lazri, po pjesë e grupit të Jetmir Pepës.

-Kush janë Aleks Pepaj dhe Ilir Lazri, pjesë e grupit të Jetmir Pepës dhe trafiku i drogës

Grupi kriminal i Jetmir Pepës përbëhej nga vëllezërit, Jetmir Pepa, Aleks Pepa dhe Urim Pepa të cilët trafikuan në vitin e parë të pandemisë, në 11 muaj 7.5 ton kokainë. 

Me vendim të GJKKO-së më 17 prill të këtij viti u shpallën në kërkim 11 persona pjesë e këtij grupi, Aleks Pepaj alias Shkëlqim Pepaj, Jetmir Pepaj alias Jetmir Marashi, Albert Pjetri, Fatjon Marku, Anton Marku alias Anton Tamure, Florjan Vuka alias Vathaj, Kristjan Lleshi, Klevi Leka, Lulzim Pepa, Anton Kola, Ilir Lazri. 

Sipas hetimeve të SPAK është dokumentuar aktiviteti i grupit gjatë viteve 2019–2021 në Amerikën Latine, Belgjikë dhe Holandë, ku janë evidentuar 8 episode të trafikut të kokainës në sasi të mëdha. Grupi kriminal akuohet se ka realizuar disa episode të trafikut të kokainës, kryesisht nga Amerika Latine drejt porteve europiane, veçanërisht në Roterdam dhe Amsterdam.

Tetë episodet e dokumentuara të trafikut të drogës nga grupi i Pepës: 

Episodi 1 – Janar- Mars 2020 – Trafikimi i një sasie të konsiderueshme lënde narkotike kokainë gjatë periudhës Janar-mars 2020. Nga kjo sasi, më 21.03.2020 u sekuestrua një sasi prej 8.5 kg në qytetin e Amsterdamit të Mbretërisë së Holandës.

Episodi 2 –   7-8 Prill 2020 –  Trafikimi i një sasie prej 1,018 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, nga Peruja drejt Portit të Roterdamit të Hollandës. Ngarkesa kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije kolumbiane ndërsa lënda narkotike ishte fshehur në një enë frigoriferike që përmbante lëng frutash të ngrira. Vlera e shitjes ishte mbi 1.3 milionë euro.

Episodi 3 – 6 Qershor 2020 – Trafikimi i një sasie prej 2020 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, nga Ekuadori drejt Portit të Roterdamit të Hollandës. Kjo ngarkesë kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare nga Porti i Guayaquil, Ekuador dhe ishte e destinuar për një kompani në Hungari. Një pjesë e kësaj ngarkese i përkiste këtij grupi kriminal.

Episodi 4 – 26 Qershor 2020 –  Tentativa e trafikimit të një sasie prej 516 kg lënde narkotike kokainë, e sekuestruar në Terminalin Portual Muelle Sur, DP World Callao, Peru, si dhe e destinuar për në Mbretërinë e Hollandës.

Episodi 5  – 30 Qershor 2020 –  Trafikimi i një sasie prej 500 kg lënde narkotike kokainë më, e sekuestruar në Portin e Roterdamit, që kishte ardhur në një kontejner nga Kolumbia që përmbante konserva me peshk ton dhe ishte i destinuar për një kompani në Gjermani.

Episodi 6  –  7 Gusht 2020 – Trafikimi i një sasie të konsiderueshme lënde narkotike e llojit kokainë, e llogaritur në rreth 1600 kg, prej së cilës është sekuestruar një sasi prej 104 kg po në të njëjtën datë në autostradën nr A2 pranë qytetit Abcoude të Mbretërisë së Holandës.

Episodi 7 –  16 Gusht 2020 – Trafikimi i një sasie rreth 1100 pako me peshë bruto 1238,39 kg lënde narkotike kokainë, e cila ishte ishte fshehur në një ngarkesë me banane në një kontenier që vinte nga Ekuadori drejt Portit të Roterdamit në Hollandë dhe kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare e ardhur nga Porti i Antwerp, e destinuar për një kompani në Hagë.

Episodi 8 – 1 –  2 Tetor 2020 – Trafikimi i një sasie prej  531 kg lënde narkotike kokainë në Portin e Roterdamit, Hollandë, sasi e cila është kapur nga autoritetet holandeze, e fshehur në një kontenier të ngarkuar me rrush të thatë, i destinuar për në Suedi.

GJKKO gjithashtu vendosi sekuestro preventive ndaj 232 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, me një vlerë totale rreth 12 milionë euro.

"Pasuritë e Shoqërisë “P… GROUP”, sh.p.k, me seli në Tiranë, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë.

Kuotat e Shoqërisë “HEC A…I”, sh.p.k, me seli qendrore në Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz në masën 33.30 % , të cilat i përkasin ortakut “P… GROUP” sh.p.k.

Kuotat e Shoqërisë “B….V”, sh.p.k, me seli qendrore në Lezhë, fshati Fang, Rubik, në masën 50.00 %, të cilat i përkasin ortakut “P… GROUP” sh.p.k.

Kuotat e Shoqërisë “Sh……i 2013”, sh.p.k, me seli qendrore në Shëngjin, Lezhë, në masën 50.00 %, të cilat i përkasin ortakut L.P.

Pasuritë e Shoqërisë “O….. Hotel”, sh.p.k, me seli në Tiranë, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë.

Pasuritë e Shoqërisë “M….. N… A………”, sh.p.k, me seli në Tiranë, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë.

Pasuritë e Shoqërisë “E…… AL”, sh.p.k, me seli qendrore në Ishull-Shëngjin Lezhë, duke përfshirë çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë të kapitalit, si dhe kuotat e shoqërisë.

60 pasuri të paluajtshme të llojeve tokë arë, tokë truall, hotel, poste parkimi dhe apartamente, me vendndodhje në Tiranë, Kamëz, Lezhë, Shëngjin, Sarandë dhe Himarë.

89 automjete të markave dhe llojeve të ndryshme (automjete teknologjike për ndërtim, transport mallrash apo autovetura).

72 llogari bankare që u përkasin personave të ndryshëm juridikë apo fizikë, si dhe shtetasve nën hetim, apo personave të lidhur me ta", thuhej ndër të tjera në njoftimin e SPAK në prill të këtij viti. 

Tashmë pesë të arrestuarit në Dubai, Kristo Qirici, Shkëlzen Kraja, Ilir Lazri, Aleks Pepaj dhe Merxhan Çeliku pritet që të ekstradohen në Shqipëri. 

2 Komente

  1. T
    Tony

    Cdo shtet nuk ka parajsa per kriminelet e huaj. Problemi eshte qe shteti yne nuk e ka care koken per kriminelet e kerkuar e tani qe keta tanet i ka zene diarrea po realizojne ekstradimin e tyre. Jeta eshte ma nep ta nap.

    1. T
      Tarara

      Eca fshini kot emrat e kompanive. dy opsione jane o konfiskohen ishala me e mira per ne ose u kthehen ta dime per te punuar qe keta vec fitojne Vidhet per qef Bankers

      Lini një Përgjigje