Dosja ndaj mjekëve të Onkologjikut i ka kaluar Prokurorisë së Posaçme, pasi Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë.
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë për mjekët e Onkologjikut. Pas kalimit të dosjes nga Prokuroria e Tiranës, në SPAK, sot mjekët dolën përpara GJKKO për rivlerësim të masave të sigurisë, por nuk ka pasur lehtësira për ta.
Gati tre javë më parë, Gjykata e Tiranës caktoi masat “arrest shtëpie” për mjekun Edmond Gashi dhe farmacistin Florian Marku. Ndërsa për mjeken Alketa Pere, zv.drejtoreshën e QSUT, Brikena Qirjazi, koordinatorin, Emiljano Lela, administratorin e klinikës private, Halil Gashi dhe ish-specialisten e QSUT, Drilona Kishta, Gjykata caktoi masën “detyrim paraqitje”. Sot GJKKO la në fuqi të njëjtat masa, ndonëse të akuzuarit kërkuan shpallje të moskomeptencës dhe rikthimin e dosjes te Prokuroria e Tiranës.
Dosja ndaj mjekëve të Onkologjikut i ka kaluar Prokurorisë së Posaçme, pasi Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë. Më 26 Qershor, Prokuroria e Tiranës zbuloi skemën e mashtrimit dhe zhvatjes së pacientëve të sëmurë me tumor në spitalin e Onkologjikut.
Sipas hetimit të deritanishëm, të dyshuarit kishin ngritur një skemë abuzive të zvarritjes së trajtimit të të sëmurëve me kancer në Spitalin Onklologjik, me qëllim dërgimin e tyre në një klinikë private.
Mjeku, Edmond Gashi dyshohet se në bashkëpunim me kolegët e tij orientonin pacientët e diagnostikuar me kancer në një klinikë private, e cila rezulton në emër të babait të tij. Për çdo pacient që orientohej për trajtim te spitali privat, mjekët e Onkologjikut përfitonin shuma të konsiderueshme parash.
I njëjti hetim, zbuloi mosvënien në punë të pajisjes së kobalto-terapisë tek Onkologjiku, e instaluar që në vitin 2021, si edhe lënien e saj në një ambient të papërshtatshëm, duke u bërë burim i rrezikshëm i radioaktivitetit për stafin mjekësor dhe pacientët. Po ashtu, nga hetimi u dokumentua kontrabandimi i ilaçeve të kancerit të spitalit dhe tregtimit të tyre në dy farmaci private.
Masat në fuqi për të akuzuarit e dosjes 'Onokolgjiku'
-Edmond Gashi, mjek onkolog në spitalin e Onkologjikut– “Arrest shtëpie”
-Alketa Pere Ymeri mjeke onkolog në spitalin e Onkologjikut – “Detyrim paraqitje”
-Brikena Qirjazi Ish zv.drejtoreshë e QSUT - “Detyrim paraqitje”
- Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut - “Detyrim paraqitje”
-Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë - “Detyrim Paraqitje”
-Halil Gashi administrator i klinikës Megis, babai i mjekut Gashi – “Detyrim paraqitje”
-Florian Marku administrator farmacie – “Arrest shtëpie”
Lini një Përgjigje