TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Shkurt 2025, 17:28

Ngjarje e rëndë në Lezhë, i riu gjendet i vdekur brenda në makinë!

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje e rëndë në Lezhë, i riu gjendet i vdekur brenda

I riu është gjetur i vdekur brenda në makinën e tij

Një ngjarje e rëndë është regjistruat pasditen e sotme në Lezhë, ku ka mbetur i vrarë një person. Vrasja mësohet se ka ndodhur në fshatin Balldre të Lezhës. Viktima është identifikuar si Romario Brunga, 25-vjeç.

I riu është gjetur i vdekur brenda në makinën e tij dhe dyshimet e para janë se ai mund të ketë vrarë veten. Ky dyshim ka lindur për shkak se jashtë makinës së tij nuk ka asnjë shenjë dhe se 25-vjeçarit i është gjetur vetëm një plumb në trup.

Gjithashtu nga informacionet paraprake mësohet se pranë tij, brenda në automjet është gjetur dhe një armë e cila dyshohet se është përdorur nga viktima.

Megjithatë ende nuk ka asgjë të konfirmuar dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Në rrugën e vjetër të Balldrenit është gjetur i pajetë brenda në automjetin e tij, shtetasi R. B., rreth 25 vjeç.

Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor, është gjetur brenda në automjet një armë zjarri, tip pistoletë, dhe një gëzhojë.

Po nga veprimet e para, rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo me vrasje.

Në lidhje me këtë ngjarje do të ketë informacion më të plotë pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.

Lini një Përgjigje