
Zbulohet identiteti i viktimës në Lezhë. Një i ri u gjet i pajetë në makinë i vrarë me armë zjarri dhe sipas burimeve ai është Romario Brunga, 25 vjeç.
Ai është gjetur nga banorë të zonës, rreth 500 metra larg superstradës, në fshatin Balldre.
Policia ka rrethuar zonën dhe po kryen hetime për të zbuluar shkaqet e ngjarjes. Makina nuk ka shenja plumbash dhe po verifikohet në kemi të bëjmë me vrasje apo vetëvrasje.
Kjo e fundit duket si më e mundshmja, pasi i riu ka marrë tek plumb dhe i është gjetur një armë zjarri pranë.
Lini një Përgjigje