TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Gusht 2025, 10:06

Në kërkim nga Interpol Tirana për plagosje, kapet në Londër 29-vjeçari shqiptar; zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti
Në kërkim nga Interpol Tirana për plagosje, kapet në
Foto Ilustrim

Policia Metropolitane e Londrës ka prangosur pasditen e së mërkurës një shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana.

Sipas të dhënave të gjykatës së ekstradimeve City of Westminster magistrate Court, Konstandino Tahiri 29 vjeç akuzohet nga Prokuroria e Elbasanit për veprën penale plagosje me dashje.

Ishte Drejtoria për Marrëdhëniet me Jashtë në Policinë e Shtetit dhe Interpol Tirana të cilat bashkëpunuan me homologet e Londrës pasi lokalizuan vendndodhjen e Tahirit.

Ai do të qëndrojë në paraburgim deri  në seancën e radhës të procesit të ekstradimit më 4 Shtator 2025.

Sipas vendimit të gjykatës natyra e rëndë e veprës penale nuk e lejon që Tahiri të fitojë ta ndjekë vijimin e procesit të ekstradimit i lirinë me kusht.

arrestim interpol tirana kapet shqiptari ne londer

Lini një Përgjigje