TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Gusht 2025, 18:39

U gjet i dekompozuar në banesë, Policia e Korçës identifikon viktimën dhe zbardh ngjarjen

Shkruar nga Pamfleti

U gjet i dekompozuar në banesë, Policia e Korçës

Policia e Korçës ka zbardhur ngjarjen ku u gjet një kufomë thuajse e dekompozuar në fshatin Mollas.

Kufoma u zbulua nga një banor i zonës i cili lajmëroi policinë në datën 7 të muajit korrik. Këta të fundit, dërguan monstra për kryerjen e analizës së ADN-së dhe për ekspertizën antropologjike për të bërë të mundur identifikimin e kufomës.

Mësohet se ditën e sotme është bërë identifikimi i viktimës, konkretisht një i moshuar 75-vjeçar, i cili banonte në qytetin e Korçës. Ka qenë bashkëshortja e viktimës, e cila në qershor të këtij viti ka kallëzuar pranë komisariatit të Korçës se kishte humbur kontaktet me bashkëshortin e saj.

Pas analizave shkencore, u konfirmua edhe identiteti i 75-vjeçarit. Islam Fixha dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, konkretisht nga humbja e kujtesës (skleroza) dhe ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale në fshatin Mollas të Kolonjës. Policia e Kolonjës vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Lini një Përgjigje