
Një 65-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit pasi i vuri zjarrin tokës së tij në fshatin Rabijak.
Sipas policisë, autori i dyshuar ndezi zjarr një ditë më parë në tokën e tij, por si pasojë e përhapjes së flakëve u rrezikuan banesa dhe sipërfaqe toke të mbjella me pemë frutore.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat arrestuan shtetasin V. R., 65 vjeç, banues në fshatin Rabijak, Berat, pasi dyshohet se ditën e djeshme ka ndezur zjarr në tokën e tij. Zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe ka rrezikuar banesa dhe sipërfaqe toke të mbjella me pemë frutore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje