TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Qershor 2023, 14:28

Mori ryshfet nga Çapjat, SPAK kërkon 4 vite burg për gjyqtaren e Elbasanit

Shkruar nga Pamfleti
Mori ryshfet nga Çapjat, SPAK kërkon 4 vite burg për gjyqtaren
Zamira Vyshka

Prokuroria e Posaçme e SPAK ka shpallur pretencën për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka. SPAK kërkon katër vite burgim për ish-gjyqtaren e Elbasanit, e cila me gjykim të shkurtuar përfiton 2 vite e tetë muaj.

Në fillim të vitit, Prokuroria e Posaçme dërgoi për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka, avokatin Ilir Pashaj dhe disa të pandehurve të tjerë.

Vyshka përballet me drejtësinë për akuzën, “Korrupsion pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim.

Dyshohet se ajo ka negociuar me familjarë të një të arrestuari, Xhulio Musaj për t’i lehtësuar pozitën penale.

Sipas hetimeve të nisura në vitin 2021, gjyqtarja ka kërkuar fillimisht 2 milionë lekë, por më pas e ka rritur kërkesën në 4 milionë.

Informacionet për këtë rast korrupsioni SPAK i ka marrë në rrugë operative dhe në sajë të përgjimeve, pasi janë sinjalizuar për këtë rast korrupsioni. Avokati Ilir Pashaj, i arrestuar së bashku me Vyshkën luajit rolin e  ndërmjetësit për t’i ofruar para gjyqtares. Ndërkohë, me Pashajn, avokati i Musait, komunikonte shtetasi Taulant Ramollari.

spak zamira vyshka

Lini një Përgjigje