
Adrian Mehmeti dhe Aqif Dervishi janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kanë marrë peng 20 vjeçarin Klejdi Lila dhe e kanë kërcënuar në këmbim të parave.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në ambientet e një biznesi.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas njoftimit se një shtetasi i kishin hequr lirinë për disa orë, 2 shtetas të tjerë, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u identifikuan dhe u vunë në pranga 2 autorët e dyshuar, Adrian Mehmeti dhe Aqif Dervishi, të dy banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, në ambientet e një biznesi, i kanë hequr lirinë për disa orë, 20 vjeçarit Klejdi Lila, dhe e kanë kanosur që t’u jepte atyre, një shumë parash. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."
Lini një Përgjigje