TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Shtator 2023, 13:18

Kokaina me 'tre yje' në Tiranë, lihen në burg tre të rinjtë

Shkruar nga Pamfleti

Kokaina me 'tre yje' në Tiranë, lihen në burg tre

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg me afat 45 ditë për Genis Mustafën dhe nga 30 ditë për Robert Domin dhe Andrea Demën. 

Tre të rinjtë u arrestuan më 31 gusht pasi akuzohen se furnizonin me kokainë disa rrjete shpërndarësish të cilët më pas e shpërndanin në lagjet kryesore të Tiranës.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, tre të rinjtë siguronin dhe shisnin drogë në disa zona të kryeqytetit. Sipas informacioneve, droga sigurohej në Shijak nga Andrea Dema dhe Robert Domi, të cilët më pas e sillnin në Tiranë dhe ia jepnin për shpërndarje Genis Mustafës.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua 1 kg e 52 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 4 aparate celulare, 1400 euro dhe 78 900 lekë.

kokaina tre yje burg

Lini një Përgjigje