TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Shtator 2023, 09:44

Merret peng i mituri shqiptar në Bruksel, gjendet i zhveshur dhe me djegie në trup; dyshohet se është pjesë e një rrjeti kriminal

Shkruar nga Pamfleti

Merret peng i mituri shqiptar në Bruksel, gjendet i zhveshur dhe me djegie

Një 16-vjeçar shqiptar është rrëmbyer në qendër të Brukselit.  Mediat e huaja raportojnë se ai u tërhoq zvarrë në një makinë nga katër persona.

Dy orë më vonë, shumë pas orës 4 të mëngjesit, adoleshenti u gjet pranë qendrës tregtare Westland në Unazën e Brukselit. Ai ishte i zhveshur dhe kishte djegie. Sulmuesit i kishin shtypur disa bishta cigaresh në trupin e tij. Përveç këtyre dëmtimeve, të miturit rrëmbyesit i kanë thyer dhe hundën dhe e kanë goditur me grushte në fytyrë, ndërkohë që ai përfundoi në spital.

Po ashtu mediat raportojnë se autorët, dyshohet të jenë pjesë e një rrjeti shqiptar, ndërkohë që i mituri mendohet se ka sulmuar një prostitutë. Policia është vënë në kërkim të autorëve të sulmit.

Lini një Përgjigje