TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Maj 2024, 19:56

Mbytja e 39-vjeçares dhe tre fëmijëve të saj në lumin Buna, kërkimet do të vijojnë edhe gjatë natës!

Shkruar nga Pamfleti

Mbytja e 39-vjeçares dhe tre fëmijëve të saj në lumin

Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes.

Burime pranë policisë së Shkodrës bëjnë me dije se pavarësisht errësirës për shkak të orëve të mbrëmjes kërkimet nuk do të ndërpriten. Drejtoria e Shkodrës gjithashtu ka angazhuar banoret e zonës të cilët do të dalin më varkat e tyre në kërkim të trupave.

Nga drejtoria do ti vihet në dispozicion çdo mjet që do të bëjë më të lehtë kontrollin në lumin Buna, duke I pajisur edhe me prozhektor të mëdhenj duke shpresuar në gjetjen e trupave të pajetë.

Polumbarët e forcave Renea ndodhen që prej orëve të para të mëngjesit duke kontrulluar përgjatë brigjeve të lumit Buna, nga zona përreth qytetit të Shkodrës, në zonën e Dajçit dhe Anës së Malit dhe në grykëderdhjen e Bunës por deri tani pa rezultat.

Lini një Përgjigje