TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Korrik 2025, 11:23

Mbytën me litar Renis Dobrën, gjykata merr vendimin për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin

Shkruar nga Pamfleti

Mbytën me litar Renis Dobrën, gjykata merr vendimin për Fatjon

Seanca gjyqësore nisi në orën 09:00 në Gjykatën e Dibrës dhe në përfundim togat e zeza iu komunikuan masën e sigurisë “arrest me burg” dy të akuzuarve.

Gjykata e Dibrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin, të cilët akuzohen për vrasjen e 23-vjeçarin Renis Dobra.

Seanca gjyqësore nisi në orën 09:00 në Gjykatën e Dibrës dhe në përfundim togat e zeza iu komunikuan masën e sigurisë “arrest me burg” dy të akuzuarve.

Për ngjarjen e rëndë, janë shpallur në kërkim edhe dy vëllezërit e Fatjon Bushgjokës, Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, që dyshohet se janë larguar nga Shqipëria.

Kujtojmë se në dëshminë e dhënë para hetuesve, Fation Bushgjokaj, një nga tre vëllezërit e arrestuar për vrasjen e Renis Dobrës në Mat ka rrëfyer se e njihte 23-vjeçarin që nga koha kur kishin bashkëpunuar në Gjermani për veprimtari të paligjshme të lidhura me trafikun e drogës.

Megjithatë, Bushgjoka mohon çdo përfshirje në vrasjen e Dobrës, duke pohuar se, pavarësisht konflikteve të mëparshme me viktimën, nuk ka pasur asnjë rol në ngjarje.

Ndërkohë, Petrit Çakrri, një tjetër i dyshuar, ka pranuar se ditën e krimit ndodhej në zonën ku ndodhi vrasja, por këmbëngul se nuk e njihte viktimën dhe nuk ka lidhje me ngjarjen.

Sipas tij, ai njihte vetëm Kristi Bushgjokajn, i cili është ende në kërkim nga policia dhe se lidhja e tyre kishte nisur në burg e vazhdoi edhe pas lirimit. Çakrri tregoi se vëllezërit Bushgjokaj i kishin thënë se do të shkonin në zonë për të kërkuar një sasi droge në fshatra.

Sipas dëshmisë së tij, gjatë rrugës ata u ndanë në dy makina dhe lëvizjet e tyre përputhen me pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë.

Megjithatë, Çakrri mohon çdo përfshirje në vrasje dhe thotë se vëllezërit Bushgjokaj u futën në një makinë tjetër, që hetuesit dyshojnë se i përkiste Dobrës. Ai shtoi se ata i thanë të largohet dhe sipas tij ashtu bëri, teksa shtoi se lajmin për vrasjen e Dobrës mësoi nga mediat.

Renis Dobra u mbyt me litar mbrëmjen e 8 korrikut, pasi fillimisht u mor peng nga disa persona. Trupi i tij u gjet buzë lumit të Shkopetit, ndërsa makina në ujë. Policia zbardhi vrasjen me pamje kamerash, të cilat i çuan te makinat me qira që të dyshuarit morën për disa ditë me radhë për kryerjen e krimit, ndërsa kanë tentuar t'i hiqnin edhe GPS-në, por nuk ja kanë dalë.

Motivi i krimit të rëndë?

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se gjithçka ka nisur në Gjermani, atje ku 23 vjeçari ka jetuar për disa kohë dhe mund të jetë përfshirë në punë të paligjshme.

Babai i 23 vjeçarit, Rifat Dobra, ka deklaruar se djali i kishte shprehur shqetësimin se e kishin kërcënuar sepse gjatë kohës që punonte atje si shpërndarës i kishte humbur një sasi droge. Kjo pasi Çakri dhe tre vëllezërit mendonin se i riu nga fshati Zenisht i Matit ju kishte fshehur një sasi droge.

Në vendin tonë, 23-vjeçari i cili u mbyt tragjikisht me litar nuk rezulton me precedent të theksuar kriminal, por ka qenë i dyshuar dhe ishte hetuar për vjedhje banesash.

Lini një Përgjigje