TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Korrik 2025, 07:39

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 54-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën
Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Jordan Misja” mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Sipas policisë, një i ri rreth 27 vjeç ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte 54-vjeçari me inicialet S. Xh.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 54-vjeçari ka humbur jetën në spital. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

“Me datë 18.07.2025, në rrugën “Jordan Misja” automjeti me drejtues shtetasin H. M., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. Xh., rreth 54 vjeç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 54-vjeçari, i cili ka humbur jetën në spital. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje